Site icon Telegrafi

Aksidentohet rëndë ministri kroat i Mbrojtjes – vdes vozitësi i veturës me të cilin ishte përplasur

Ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozhiq është përfshirë në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm në të cilin ka humbur jetën një person.

Ministri po drejtonte automjetin personal me të cilin u përplas me një furgon, shoferi i të cilit ka mbetur i vdekur, raporton index.hr.

Aksidenti ka ndodhur në orën 06:15 të ditës së sotme, në dalje të Vinkovcit në drejtim të Zhupanjës.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Qarkut Vinkovci konfirmuan se ministri është lënduar rëndë, ndërsa zëdhënësi i qeverisë tha se nuk është në rrezik për jetën.

“Ministri ka lëndime në kokë, por tani për tani nuk e ka humbur vetëdijen”, pohoi drejtori i spitalit, Krunoslav Spoçiq.

Ndërkohë, një hetim e ka nisur zëvendësi i Prokurorisë së Shtetit të Qarkut në Vukovar, pas të cilit do të dihen më shumë detaje.

Ndryshe, Banozhiq ishte i veshur si gjuetar në momentin e aksidentit pasi paraprakisht kishte dalë për gjueti. /Telegrafi/

Exit mobile version