Telegrafi

Aksidentohet rëndë, adoleshentja lind fëmijën pak çaste para se të vdiste (Foto/Video)

Një adoleshente shtatzënë lindi në rrugë ndërsa vdiq nga plagët e marra në një aksident rrugor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Joanna Delgado, 18 vjeçe, nga Kerman, Kalifornia, vdiq pasi kishte lindur një vajzë me prerje cezariane, pikërisht në vendin e aksidentit. Foshnja tragjikisht vdiq një ditë më vonë në spital.

Delgado ishte duke vozitur një Honda Civic në natën e së dielës, kur ajo papritmas u kthye në mes të korsisë dhe u përplas me një makinë tjetër.

Edhe Adriana Solorio Romero, 24 vjeçe, që po e ngiste automjetin tjetër, u shpall e vdekur në vendin e aksidentit.

Si vajza e vogël dhe një djalë 10-vjeçar i cili ishte një pasagjer në makinën e Delgado u dërguan për në spital.

Djali mbetet i hospitalizuar me lëndime kritike, sipas raporteve të autoriteteve amerikane.

Raportet e hershme tregojnë se droga ose alkooli nuk kishin të bënin me aksidentin. /Telegrafi/