Telegrafi

Aksidentohet ‘polici i Portokallisë’

­Është shumë e vështirë në rrugën ‘Hoxha Tahsim’ në kryeqytet të Shqipërisë, Tiranë që të gjesh vend për parkim ndaj aktori i njohur i Portokallisë, Florian Binaj kishte vendosur ta parkonte dysh.

Por dikush duke u munduar të kalojë ia ka kthyer stopin e pasmë dhe i ka shtrembëruar prapakolpin, shkruan shqiptarja.com. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:20 minuta.

Binaj ka dalë menjëherë nga një dyqan ku ishte futur për momentin dhe ka parë në çfarë gjendje ishte makina.

Nuk e ruajti qetësinë duke i bërtitur autorit, kurse ky i fundit sipas dëshmitarëve shfajësohej duke i thënë, “Më fal, po ke parkuar keq ti, ku të kaloja unë”.