Policia njoftoi se Dedë Shullani është goditur në pjesën e pasme të biçikletes nga një mjet tjetër, ende i pa identifikuar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë, drejtuesi i biçikletës ka rënë në asfalt, duke pësuar dëmtime në kokë dhe në trup dhe është dërguar menjëhere në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje kritike për jeten, por pas disa orësh ka gjetur vdekjen./Telegrafi/