Telegrafi

Vetaksident në Prishtinë, Policia në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur sot rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Sipas fotografive që ka siguruar Telegrafi vetura shihet që e ka goditur një pemë në rrugë si dhe është dëmtuar në pjesën e përparme të saj.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar në këtë aksident.

Telegrafi është munduar të kontaktojë Policinë e Kosovës për të marrë informata shtesë, mirëpo të njëjtit deri në këto momente janë të paqasshëm. /Telegrafi/