Site icon Telegrafi

Aksidentohet një veturë në Lezhë, shoferja dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën e fshatit Pllanë të Lezhës, në afërsi të një shkolle.

Sipas njoftimit të policisë, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesja e mjetit, e cila është identifikuar si shtetasja Oldiana Margjini, 32-vjeçe.

Drejtuesja e mjetit është transportuar menjëherë drejt spitalit Rajonal të Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version