Telegrafi

Aksidentohet një punëtor i mirëmbajtjes së autostradës

Një punëtor i kompanisë për mirëmbajtje të autostradës rreth orës 04:15 derisa ka qenë duke e pastruar rrugën është goditur nga një automjet, në lagjen Bresje në Fushë Kosovë.

Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkaq, me vendim  të prokurorit  rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/