Telegrafi

Aksidentohet një mototçiklist me një furgon në Hajvali

Foto: Ilustrim

Një aksident ka ndodhur sot në hyrje të Hajvalisë mes një furgoni dhe një motoçiklisti.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident ka mbetur i lënduar ngasësi i motoçikletës.

“Rreth orës 14:30 në hyrje të Hajvalisë ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një fugoni dhe një motoçiklisti, në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo./Telegrafi/