Telegrafi

Aksidentohet një makinë e policisë në Gjevgjeli

Një makinë e policisë në të cilën kanë qenë edhe pjesë ushtarë, ka dalë nga rruga Bogdanci-Gjevgjeli.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20, në vendin e quajtur “Lgot”, kur makina “Rekston” nën pronësi të MPB-së, e drejtuar nga polici B.J ka dalë nga rruga.

Në këtë aksident janë lënduar tre pjesëtarë të ushtrisë, të cilët janë dërguar në Institucionin Shëndetësor Publik, për ndihmë mjekësore.

Ushtarët që kanë qenë në makinën e policisë, ishin dërguar për ndihmë në stacionin policor për kontrollimin e pikës kufitare “Bogorodica”./Telegrafi/