Një person (këmbësor) ka marr lëndime trupore pasi është aksidentuar nga një veturë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30 në fshatin Qirez, në Skenderaj.
“Ka ndodhur aksident trafiku ku drejtuesi i një veture nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencën e spitalit në Mitrovicë, i cili ende është duke u trajtuar”, thuhet në raport.
Sipas raportit, në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/