Site icon Telegrafi

Aksidentohet një këmbësor në qytetin e Gostivarit

Një këmbësor 17-vjeçar është lënduar rëndë sot rreth orës 10:30 në Gostivar kur atë e goditi automjeti “Volkswagen”. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, nga spitali i Gostivarit ai është dërguar në Qendrën klinike të Shkupit.

“Sot rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve “JNA” dhe “Vëllezërit Ginovski” në Gostivar, automjeti “Volkswagen” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.I. (38) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, ka goditur këmbësorin 17-vjeçar nga Gostivari”, njoftuan nga policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore dhe pas ofrimit të ndihmës mjekësore në spitalin e Gostivarit, është dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version