Telegrafi

Aksidentohet një kamion me kafshë në Strazhë (Foto)

Aksident i tmerrshëm ndodhi para disa minutave në Strazhë, ku kamioni i mbushur me dele është përmbysur.

Kamioni ka rrëshqitur dhe është përmbysur, ndërsa në gjatësi prej 200 metrave mund të shihen kafshët e ngordhura, gjegjësisht e gjitha rruga duket si një thertore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komunikacioni zhvillohet vetëm në njërën korsi, ndërsa për momentin në vendin e ngjarjes pritet të vij policia dhe ta kryej hetimin e vendngjarjes./Telegrafi/

*Foto: Fokus.mk