Site icon Telegrafi

Aksidentohet një fëmijë shtatëvjeçar nga Studeniçani

Vetura e tipit “Volkswagen Passat” me tabela të shtetit të Italisë e drejtuar nga personi me inicialet R.A. (35) nga Shkupi, mbrëmë në Studeniçan ka aksidentuar një fëmijë shtatëvjeçar, theksojnë nga MPB.

Fëmija me veturën e njejtë është dërguar në Spitalin e qytetit “Shën Naum Ohridski”.

Nga ana mjekëve është konstatuar se fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është ndalur për mjekim të më tutjeshëm.

Është bërë edhe inspektim në vendjen e ngjarjes dhe punohet për zbardhjen e rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version