Grupi “Marakli t’Biciklave” në rrjetin social në Facebook kanë reaguar ndaj një aksidenti i cili ka ndodhur të enjten mbrëma në mes të një çiklisti dhe një veturë në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.
Ata përmes një statusi kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, pasi ngasësit e veturave sipas tyre janë të papërgjegjshëm si dhe në kryeqytet mungojnë shtigjet për biçikleta.
“Maraklit e biciklave”, po ashtu kërkojnë nga institucionet publike që të investohet për sigurimin e kushteve për çiklizëm, në Prishtinë dhe gjithë Kosovën.
“Sonte nuk pësoj një çiklistë, por një komunitet! Pak çaste më parë, një çiklist u godit nga një veturë te Banesat e Bardha në Bregun e Diellit. Fillimisht shpresojmë që çiklisti në fjalë nuk ka pësuar lëndime të rënda , dhe i urojmë shërim sa më të shpejt. Ne si grup vazhdimisht shprehim pakënaqësitë tona , dhe jemi kundër ngasësve të papërgjegjshëm të automjeteve , por jo vetëm pasi që kjo është edhe pasojë e mungesës së shtigjeve adekuate për çiklizëm, shenjëzimit e që vazhdimisht e bën të pa sigurt , çdo udhëtim tonin me biçikletë. Ftojmë të gjithë për kujdes të shtuar në trafik. Institucioneve publike u bëjmë̈ thirrje për investime të shpejta në sigurimin e kushteve për çiklizëm në Prishtinë dhe gjithë Kosovën. Gjithashtu i bëjmë apel organeve të sigurisë ,por edhe të drejtësisë ‘të ndëshkojnë’ shkelësit e ligjit në rastin e sulmit ndaj një çiklistit , që ndodhi sonte në Komunën e Prishtinës”, kanë shkruar ata në rrjetin social në Facebook. /Telegrafi/