Telegrafi

Aksidentohet një autobus nga Kosova në Austri, raportohet për rreth 20 të lënduar

Në orët e para të ditës së enjte, më 19 maj, ka ndodhur një aksident i rëndë në një autostradë perëndimore pranë Eugendorf të Austrisë, nga i cili janë lënduar disa persona.

Sipas mediave austriake, përcjell Telegrafi, aksidenti ka ndodhur pak pas orës 03:00 në drejtim të Vjenës.

Sipas informacioneve fillestare, autobusi që shkonte nga Kosova është përplasur me një parmak prej betoni.

Lexo po ashtu Faza e dytë e agresionit rus në Ukrainë: Kontrolli i Donbasit, por edhe bashkimi me rajonin e Moldavisë

“Ne u lajmëruam në orën 03:08 dhe autobusi kishte 28 persona. Në aksident mbetën të plagosur rëndë tre persona dhe 16 të lënduar lehtë, nëntë persona mbetën të palënduar. Nga tre të plagosurit rëndë, tre janë dërguar në spitalet e Salzburgut”, ka thënë për mediat rajonale të Salzburgut, Hermann Gerstgraser, komandanti i autoritetit të shpëtimit të qarkut të Flachgau.

Siç kanë bërë të ditur autoritetet policore, autobusi ishte nisur nga Kosova për në Hanover të Gjermanisë. /Telegrafi/