Qytetarja e Shkupit GJ.GJ. (20) u lëndua rëndë pasi u godit nga një automjet “Ranger Rover” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 30-vjeçar.
Aksidenti, siç është njoftuar nga Ministria e Brendshme, ka ndodhur në udhëkryqin e rrugës “Nënë Tereza” dhe “Aco Karamanov”.
“Në aksident lëndime të rënda ka marrë GJ.GJ, e cila me Ndihmën e Shpejtë është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”, ku i janë konstatuar rëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB./Telegrafi/