Telegrafi

Aksidentohet një shtetas i Holandës në Parkun Kombëtar të Mavrovës

Më datë 06.06.2024 në ora 12:30 në Drejtorinë e Policisë së Gostivarit është raportuar se në rrugën lokale për në “Vërben” të Gostivarit, në afërsi të parkut kombëtar “Mavrovë”, V.O (57) nga Mbretëria e Holandës, duke drejtuar motoçikletën “KTM” , ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga.

Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar.

Një ekip nga DPB e Gostivarit ka inspektuar vendin./Telegrafi/