Site icon Telegrafi

Aksidentohet në Kumanovë Arben Ahmetaj, është jashtë rrezikut për jetë

Ish-ministri i financave në Qeverinë e kaluar të Edi Ramës në Shqipëri është aksidentuar sot pasdite në afërsi të Kumanovës.

Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin afër pikës kufitare Tabanoc-Kumanovë, ku janë ndeshur një autobus dhe dy vetura.

Ahmetaj ka qenë në veturën e tipit Range Rover. Ai ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona tjerë të cilët janë lënduar lehtë dhe për momentin janë duke u shëruar në Klinikat e Shkupit. /Telegrafi/

Exit mobile version