Telegrafi

Aksidentohet në Itali, humb jetën e reja nga Kosova pas tre ditësh agoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 24-vjeçare shqiptare nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mediat e italiane bëjnë me dije se viktimë e aksidentit ka mbetur Blerina Kryeziu, e cila ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e kujdesit intensiv në Ca’ Foncello pasi kishte tre ditë që po luftonte për jetën.

E reja nga Kosova që punonte si kamariere në një restorant në Itali u godit të premten nga një automjet, por, pas tri ditësh qëndrimi në spital, pasi nuk mund të mbijetonte për shkak të plagëve që kishte marrë.

E reja ishte martuar prej disa muajsh.

Ishte ora 19:00 e të premtes, 18 nëntor kur e reja po kalonte përmes San Martinos, një rrugë pa ndriçim jo shumë larg qendrës tregtare Tiziano.

Mediat italiane thonë se ajo po kthehej nga puna, në një klub të zonës.

Në atë moment rruga ishte e pushtuar nga mjegulla, e cila ka ndikuar tek shoferi i makinës që e goditi 24-vjeçaren dhe e hodhi rreth 10 metra larg.

Blerina Kryeziu ishte nga fshati Pagarushë e Malishevës. /Telegrafi/