Telegrafi

Aksidentohet këngëtarja Rozana Radi (Foto)

Këngëtarja Rozana Radi është rrëzuar dhe ka çarë gjurin. Kjo vetëm tre ditë para nisjes së programit “Your Face Sounds Familiar”, në të cilin do të jetë konkurente.

Ky aksident vë në dyshim pjesmarrjen e saj në natën e parë të spektaklit, megjithëse gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Rozana ka pësuar një aksident të ngjashëm dhe në edicionin e parë të “Dance
with Me” ku në njërën nga netët e zëvëndësoi këngëtarja dhe mikja e saj më e mirë, Soni Malaj.