Muzikanti i mirënjohur Zoran Maxhirov dje është lënduar në një fatkeqësi trafiku që ndodhi dje në mbrëmje në rrugën Strumicë-Shtip tek vendi i quajtur ‘Kravarnik’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Maxhirov nga spitali i Strumicës menjëherë është dërguar në klinikat e Shkupit, prej nga informojnë se është jashtë rrezikut për jetë.
Aksidenti ka ndodhur pasi Maxhirov me veturën ‘Mercedes’, goditi fortë në një makinë – rëshqiti dhe u rrotullua në rrugë.
Maxhirov ishte i vetëm në veturë. Në botë Maxhirov njihet si ‘bottle man’, që do të thotë njeriu që luan në bidonë./Telegrafi/