Site icon Telegrafi

Aksidentohet, humb jetën gardisti

Punonjësi i Gardës së Republikës, Artur Velaj, i cili po kthehej nga Mallakastra për në Tiranë, ku punonte humbi jetën nga një aksident automobilistik nga humbja e kontrollit të makinës.

30 vjeçari nga Mallakastra, baba i një fëmije, ishte duke udhëtuar i vetëm në autostradën Lushnje – Fier, pranë fshatit Gorre, kur ka humbur kontrollin e makinës, duke dalë nga rruga. /Telegrafi/

 

Exit mobile version