E plotësuar- Gazetari Adriatik Kelmendi pas aksidentit sot rreth orës 10:00 në lagjen Lakrishte, në Prishtinë përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se është mirë me shëndet dhe nuk pësuar asnjë gërvishtje.
“Mirë jam. Asgjë s’ka ndodhë. Aksident krejt i vogël. Nuk kam asnjë lëndim, asnjë gërvishtje. Faleminderit për kujdesin”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
E plotësuar-
Gazetari Adriatik Kelmendi është aksidentuar nga një veturë në lëvizje, sot rreth orës 10:00 në lagjen Lakrishte, në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një prononcim për Telegrafin tha se sot ka ndodhur një aksident në mes të një veturë dhe një motoçiklete.
Sipas saj, në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 10:00 në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë veturë dhe një motoçikletë. Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/