Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia, ka tronditur ndjekësit e tij në rrjetet sociale me disa pamje tejet të rënda.
I njëjti siç duket ka qenë cak i një aksidenti, prej të cilit kishte pësuar lëndime fizike, derisa syri dhe balli i tij ishin të mavijosur.
Ish-banori i BBVK-s, gjithashtu publikoi edhe disa pamje të veturës së tij të rrokullisur, që kishte përfunduar në një skaj të rrugës.
Detaje të tjera lidhur me këtë nuk janë bërë të ditura, dhe ende nuk ka pasur reagim më specifik për këtë rast.
Nuk dihet se në cilën zonë ka ndodhur aksidenti dhe si. Gjithashtu nuk është bërë e qartë se me kë ka qenë Gani Gërmia në makinë në kohën e përplasjes. /Telegrafi/