Dy makina të eskortës së kryeministrit Edi Rama dhe një tjetër janë përfshirë në një aksident të rëndë në Korçë.
Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur në mesditë në hyrje të qytetit juglindor, shkruan Syri.net.
dy automjetet e eskortës së Ramës janë përplasur me një automjet të tretë. Nga aksidenti janë lënduar 5 persona, 3 janë gardiste.
Dy gardistë kanë mbetur të lënduar nga aksidenti. Ata janë identifikuar si Ervin Musai dhe Klodian Llaka, bëjnë të ditur gazetarët që ndodhen në Korçë. /Telegrafi/