Site icon Telegrafi

Aksidentohet ekspertja anulohet tryeza për shfrytëzimin e MSA-së

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka anuluar tryezën ku do të diskutohej për mundësitë e shfrytëzimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për rritje të eksportit, në kuadër të sektorit të produkteve të ndërtimit, për shkak të aksidentit të ekspertes kroate, Ana Mrak.

Ana Mrak nga Kroacia, do të merrte pjesë në tryezë dhe do të bënte prezantimin kryesor për kërkesat e tregut të BE-së për produktet e ndërtimit.

Në këtë tryezë ishte paraparë të prezantohen mundësitë e mbështetjes për bizneset vendore dhe kërkesat e tregut të BE-së. /Telegrafi/

Exit mobile version