Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 e 20 minuta në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit. Tre persona janë dëmtuar nga aksidenti dhe më rëndë është një vajzë me inicialet B.P, 28 vjeç. Ajo është dërguar me urgjencë në spital dhe mjekët thanë se është në rrezik për jetën.
Jashtë rrezikut për jetën janë dy të plagosurit e tjerë, vajza B.R dhe djali E.C.
Ledio Ruçi drejtonte një makinë tip “BMW X6”, ndërsa makina me të cilën u përplas ishte një “Mini Copper”. Policia dhe punonjësit e Urgjencës së QSUT-së kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit në spital.
Policia ka marrë në pyetje djalin e deputetit dhe tha se ai ka pësuar disa dëmtime, por asgjë serioze për jetën.
Automjeti tip BMW X6 pas përplasjes ka hyrë në trotuarin anësor dhe është përplasur me një nga muret e ndërtesave. Fatmirësisht asnjë kalimtar nuk ka pësuar dëmtime.
Dyshohet se te dyja automjetet kane qenë me shpejtësi të madhe, por do të jene hetimet ato që do të përcaktojnë se cili nga automjetet ka qenë shkaktar për aksidentin e rëndë. /Telegrafi/