Një aksident i rëndë me një autobus turistik në Itali ka lënë të vdekur një person dhe shumë të tjerë të plagosur.
Autobusi ka goditur një pengesë në një autostradë jo shumë larg qytetit Arezzo në Toskanë për arsye që ende mbeten të paqarta, shkruajnë mediat e huaja.
Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë xhamin e përparmë të autobusit të dëmtuar nga përplasja.
Sipas presidentit rajonal të Toskanës, Eugenio Giani, udhëtarët e autobusit ishin turistë kinezë.
Nga 45 personat në bord, 25 u plagosën, mes të cilëve dy rëndë.
Bëhet e ditur se ekipet e shpëtimit patën vështirësi për të nxjerrë disa pasagjerë nga autobusi, por përfundimisht ishin në gjendje t’i largonin të gjithë, sipas autoriteteve. /Telegrafi/