Tri gra kanë mbetur të lënduara sot në aksidentin, i cili ka ndodhur në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovasja”, pasi një autobus dykatësh ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në murin mbrojtës.
Shërbimi i Ndihmës së shpejtë a konfirmuar se janë lënduar tri gra, njëra prej të cilave është lënduar pak më rëndë, ndërsa dy të tjerat kanë pësuar lëndime të lehta.
Të tre me autoambulancë janë transportuar në Klinikën “Shën Naum i Ohrid”.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet.