Site icon Telegrafi

Aksidentohet autobusi me studentë në Sarandë

Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në vendin e quajtur “Qafa e Muzinës” në Sarandë.

Autobusi dyshohet se është përplasur me një veturë me targa greke, ku për pasojë janë lënduar shtatë persona.

Të dëmtuarit ndodheshin në automjetin me targë të huaj, ku konkretisht ka pësuar dëmtime drejtuesi i mjetit, dy bashkëshortë, si dhe katër fëmijët e tyre.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të tjera mbështetëse në ndihmë të personave të lënduar, të cilët janë transportuar në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës.

Autobusi ishte me studentë nga Tirana, për ekskursion në Sarandë në kthim për Tiranë, brenda të cilit nuk ka asnjë person të lënduar.

Exit mobile version