Një autobus i kompanisë “Deva Tours” i cili po dërgonte udhëtarët për në Gjermani është përfshirë në një aksident trafiku në Kroaci.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në Dubrovnik.
Sipas përfaqësuesve të kompanisë, të gjithë udhëtarët që kanë qenë në autobus si dhe stafi i autobusit kanë shpëtuar pa lëndime.
“Udhëtarët që kanë qenë në autobus dhe stafi janë të gjithë pa lëndime. Pasagjeret kanë vazhduar udhëtimin drejt destinacionit të tyre me një autobus tjetër”, kanë deklaruar për Telegrafin nga kompania “Deva Tours”.
Autoritetet kroate të sigurisë janë duke punuar për të sqaruar rrethanat e rastit./Telegrafi/