Telegrafi

Aksidentohet autobusi në Turqi, të paktën pesë të vdekur

Në autostradën e Silvanit të Turqisë kanë humbur jetën pesë persona pas rrokullisjes së një autobusi me pasagjerë.

Autobusi që shkonte në drejtim të Igdırit nga Diyarbakır, ka dal jashtë kontrollit dhe me këtë rast është rrokullisur duke shkaktuar vdekjen e pesë persona, në mesin e tyre edhe të një foshnje.

Pas njoftimit në vendngjarje janë dërguar një numër i madh ekipesh shëndetësore, zjarrfikëse, policie dhe xhandarmërie, raporton cnnturk.

https://twitter.com/BinGencKM/status/1611670600220807168

Të paktën 22 pasagjerë, disa prej të cilëve u lënduan nga aksidenti dhe bllokimi në autobus, pas reagimit të parë u dërguan në spitalet e ndryshme të qytetit.

Ndërsa drejtuesi i autobusit, shoferi rezervë dhe ndihmësi pas arrestimit janë dërguar në dhomat e paraburgimit.

Ndryshe, policia dhe prokuroria ka nisur hetimet dhe shumë shpejt do të dalin me të gjeturat e reja rreth këtij aksidenti. /Telegrafi/