Telegrafi

Aksidentohet autobusi në Indi, 15 fëmijë të vdekur

Të paktën 15 fëmijë indianë kanë vdekur dhe 45 të tjerë janë plagosur pasi një autobus shkolle që po udhëtonte u përplas me një kamion në shtetin verior të Uttar Pradesh.

Përplasja ndodhi të enjten në mëngjes në Etah, rreth 265km (164 milje) larg nga kryeqyteti i shtetit, Lucknow.

Një oficer i lartë i policisë tha për BBC–në se 14 studentë “ishin në gjendje kritike”.

Kryeministri Narendra Modi tha se ndjen dhimbje për aksidentin tragjik, transmeton KosovaPress.