Telegrafi

Aksidentohet Ciara, pak javë para se të sjellë në jetë fëmijën (Foto)

Mbrëmja e të premtes ishte një nga momentet më të frikshme për këngëtaren e njohur, Ciara.

Ajo u përfshi në një aksident me makinë dhe menjëherë në rrjetet sociale qarkulluan fotografi dhe lajme, ku tregohej këngëtarja e lënduar në gjoks dhe shpatull.

Gjëja që e bënte akoma edhe më të rëndë është fakti se këngëtarja është shtatzënë dhe pritet të lindë fëmijën e dytë, shkruan Blitz.

Por, siç raporton E! News, Ciara është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë problem me frytin.

Burime pranë artistes kanë treguar se faji ishte i shoferit të këngëtares së “Overdose”, pasi automjeti kishte hyrë në korsinë e urbanëve dhe ishte përplasur në anën e djathtë.