Me një lajm jo shumë të këndshëm e nisi mbrëmjen gjysmëfinale të YFSF, moderatorja Alketa Vejsiu.
Teksa përshëndeti panelin e jurisë, moderatorja e spektaklit të imitimeve në Klan, tha një fjali që gazetarit Arian Çani u duk se nuk i pëlqeu.
“Ja ku është dhe Çani, se menduam do vonoheshe për shkak të incidentit që pate me makinë kur po vije këtu, por ti je gjerman”, i tha Alketa Çanit, duke zbuluar ndoshta një sekret që ai nuk do donte ta bënte publik.
Duket se shqetësimi i Alketës ishte për emisionin e saj, për humorin dhe gjendjen shpirtërore të anëtarit të jurisë, ndaj ajo vazhdoi me një leksion që e kishte mësuar në radio, kur ishte e vogël. “Ekrani nuk ka vend për njerëz të mërzitur e me halle, por vetëm për ata që janë të gëzuar”.