Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, nga lëndimet që kanë pësuar sot në një aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Podujevë në fshatin Vranidoll.
Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë tri automjete.
“Rreth orës 10:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të tri automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, tha Ahmeti.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor i trafikut, i cili po heton shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/