Sot para disa orëve është aksidentuar për vdekje 65 vjeçari A.J në Kamjan të Tetovës. A.J ka qenë duke kaluar me traktor mbi binarët e trenit i cili kalon nëpër fshatin Kamjan, njofton Telegrafi Maqedoni.
Treni ka aksidentuar traktorin e drejtuar nga A.J dhe për fat të keq ky aksident i ka sjellë atij vdekjen. Organet e rendit kanë dalë në terren dhe janë duke inspektuar shkaqet e ngjarjes që mendohet të jetë mungesa e sinjalizimit./Telegrafi/