Telegrafi

Aksidentohen pesë makina në rrugën Veles-Shkup, ndërpritet komunikacioni

Foto: Ilustrim

Në rrugën Veles-Shkup, tek vendi i quajtur “Kulla”, rreth orës 08:00 të mëngjesit ka ndodhur një aksident, në të cilin janë përfshirë disa makina.

Autostrada Veles-Shkup është mbyllur tërësisht për trafik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB thonë se para një ore është denoncuar se në autostradën Veles-Shkup, janë aksidentuar pesë makina.

“Në terren kanë dalë ekipi i SPB Veles. Presim informacione nga vendi i ngjarjes. Për momentin nuk kemi informacione nëse ka persona të lënduar”, thonë nga MPB./Telegrafi/