Site icon Telegrafi

Aksidentohen nga një veturë dy të mitur në Vlorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Ali Demi” në Vlorë, ku janë përplasur nga një makinë dy të mitur.

Raportohet se qytetarët u kanë dhënë ndihmën e parë të miturve, dhe më pas janë dërguar në spitalin e Vlorës.

Autori me inicialet A. I., 42 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

“Në orën 12:14, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë një automjet, me drejtues shtetasin A. I., 42 vjeç, ka aksidentuar dy fëmijë të mitur me iniciale B. C., dhe Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në raport të policisë. /Tch/Telegrafi/

 

Exit mobile version