Site icon Telegrafi

Aksidentohen katër vetura në Prishtinë (Video)

Një person ka mbetur i lënduar në aksidentin që ndodhi mbrëmjen e së martës, mes katër veturave në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 20:30, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë të përfshira katër vetura. Sipas informacioneve të parë, në këtë aksident ka pësuar lëndime një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti, për Klan Kosova .

Sipas saj, nga ky aksident është dëmtuar edhe dera e hyrjes së një objekti që gjendet në rrugën e sipërshënuar.

https://www.youtube.com/watch?v=whoJFZEROiI

Exit mobile version