Site icon Telegrafi

Aksidentohen dy vetura para Ministrisë së Drejtësisë në Shkup

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sonte në qendër të Shkupit.

Dy automjete u përplasën rreth orës 21:00 afër Lovec, përpara Ministrisë së Drejtësisë.

Aktualisht policia po inspekton dhe përcakton shkaqet e aksidentit. Deri më tani, nuk ka asnjë informacion nga Ministria e Brendshme nëse ka ose jo persona të lënduar.

Exit mobile version