Telegrafi

Aksidentohen dy këmbësorë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo theksoi se këmbësorët e aksidentuar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet  dhe dy këmbësorë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësorët. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin. /Telegrafin/