Chris Paul dhe DeAndre Jordan janë përfshirë në një aksident në Playa del Rey dhe derisa ata janë mirë, një person tjetër është hospitalizuar – bën të ditur TMZ.
Burimet kanë thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete, një Tesla e zezë dhe një SUV.
Nuk dihet se si ka ardhur deri te aksidenti, por në vendin e ngjarjes ka dalë një ambulancë, zjarrfikësit dhe policia.
Dy basketbollistët e Los Angeles Clippers janë në gjendje të mirë, teksa janë fotografuar duke biseduar në telefon.
Një person tjetër është transportuar në spitalin më të afërt, ndërsa nuk bëhet e ditur shkalla e lëndimit dhe gjendja e tij. /Telegrafi/