Një aksident i rëndë ndodhi të mërkurën në qendër të qytetit të Beratit, tek Ura e Varur.
Një 20-vjeçar me motor përplasi një turiste nga Nepali teksa ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Euronews Albania ka siguruar momentin e aksidentit të rëndë ku shihet se si 33-vjeçarja nga Nepali shkëputet nga grupi i turistëve me të cilët shoqërohej për të kaluar rrugën dhe përplaset nga motori.
Përplasja ka qenë aq e fortë, saqë turistja dhe drejtuesi i motorit, E.Z, 20 vjeç, janë përplasur në asfalt të plagosur rëndë.
Ata janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë. /Telegrafi/