Telegrafi

Aksidenti tragjik në Kroaci, Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Brod të Kroacisë, ku një autobus i linjës Franfurt-Prishtinë është rrokullisur dhe ku raportohet për ta paktën 10 të vdekur.

Pacolli në një postim në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Lexo po ashtu Autobusi me targa të Kosovës aksidentohet në Kroaci, raportohet për dhjetë të vdekur

“Një aksident tragjik, me së paku 10 viktima ka ndodhur këtë mëngjes në Brod të Kroacisë me autobusin kosovar të Deva Tours. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Të lutemi po ashtu për shërimin e shpejtë të mbijetuarve”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/