Presidenti shqiptar Ilir Meta ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të një autobusi me udhëtarë nga Kosova, ku kanë humbur jetën 10 persona.
Meta me anë të një shkrimi në Facebook thotë se ndanë dhembjen me familjet e viktimave.
“Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci. Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë. Falënderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit”, shkruan Rama.
Një autobus me targa të Kosovës doli jashtë autostradës afër Slavonski Brod ku kanë vdekur të paktën dhjetë pasagjerë.
Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë.
Për shkak aksidentit, trafiku në autostradën A3 Bregana-Lipovac midis kryqëzimeve Slavonski Brod perëndim dhe Slavonski Brod lindje në drejtim të Lipovac është ndaluar. /Telegrafi/