Një aksident tragjik i mori jetën një 23-vjeçari shqiptar mëngjesin e kësaj të premteje në Itali.
Teksa drejtonte mjetin përgjatë rrugës Pievaiola pranë Strozcapponi, në komunën e Corciano, i riu shqiptar ka humbur kontrollin dhe është përplasur me anësoret e rrugës.
Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa në mjet me të ndodheshin edhe tre miqtë e tij.
Këta të fundit kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë transportuar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.
Hetimet e karabinierëve pritet të zbardhin se çfarë ka ndodhur dhe shkaqet e aksidentit. /Tch/ Telegrafi/