Telegrafi

Aksidenti i tmerrshëm në Monako, piloti Formula 1 përplasi kokën në barrierë (Foto/Video)

Piloti i Formula 1, Pascal Wehrlein, është përfshirë në një përplasje të rrezikshme në garën për Çmimin e Madh të Monacos.

Në xhiron e 63-të të garës, 22-vjeçari kaloi përmbi Hondan e Jenson Buttonit në një kthesë dhe Sauberi u ngrit për t’u rrotulluar dhe u përplas në barrierë.

Momenti i aksidentit me Hondan e Jenson Buttonit

Xhirimet nga kamera e tij shfaqin momentin e rrezikshëm, me ç’rast koka e pilotit goditet në mbrojtëset anësore.

Përplasja e Pascal Wehrlein në barrierë

Fatmirësisht, menjëherë pas aksidentit, Wehrlein kontaktoi me inxhinierët e tij për t’u treguar se nuk është lënduar seriozisht.

Garën për Çmimin e Madh të Monakos e fitoi Sebastian Vettel me Ferrari, ndërsa pas tij u rendit shoku i skuadrës Kimi Raikkonen. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Triumfon Vettel, Raikkonen i dyti