Piloti i Formula 1, Pascal Wehrlein, është përfshirë në një përplasje të rrezikshme në garën për Çmimin e Madh të Monacos.
Në xhiron e 63-të të garës, 22-vjeçari kaloi përmbi Hondan e Jenson Buttonit në një kthesë dhe Sauberi u ngrit për t’u rrotulluar dhe u përplas në barrierë.
Xhirimet nga kamera e tij shfaqin momentin e rrezikshëm, me ç’rast koka e pilotit goditet në mbrojtëset anësore.
Fatmirësisht, menjëherë pas aksidentit, Wehrlein kontaktoi me inxhinierët e tij për t’u treguar se nuk është lënduar seriozisht.
Garën për Çmimin e Madh të Monakos e fitoi Sebastian Vettel me Ferrari, ndërsa pas tij u rendit shoku i skuadrës Kimi Raikkonen. /Telegrafi/