Aksidenti tragjik i cili ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen, mori jetën e dy personave nga Kosova.
Valon Memaj 26 vjeçar nga komuna e Deçanit dhe vajza e tij 5 vjeçare Luisë Memaj, kishin humbur jetën në vendin e aksidentit, ndërkaq vajza tjetër Albina 3 vjeçare kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Ndonëse u tha e ajo kaloi me sukses një operacion, ajo vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spitalin universitar në Freiburg. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Deçanit!
Të gjithë keni dëgjuar lajmin e kobshem për aksidenti e rënd të ndodhur pardje me 16. 07. 18. në Dunningen të Gjermanisë, në rrugen Nr: B 462, pas një aksidenti të rëndë në komunikacion, kanë humbur jetën shoferi i makines BMW, 26 vjeçari nValon Memaj nga fshati Llukë e Eperme e Deçanit, e bija e tij 5 vjeçe Luisë Memaj.
Edhe Albina e vogël mori lëndime te renda!
Lutemi për te!
Ngushëllime familjes Memaj . /Telegrafi/